E Shtunë, 31 Tetor 2026

Weichert Zbatimi i ligjit vendimtar per zgjedhje te ndershme

DW Zoti Weichert zgjedhjet lokale te 8 Majit po afrojne dhe fushata elektorale perfundon pas njw jave Cili eshte mendimi juaj per procesin zgjedhor qe po zhvillohet ne Shqiperi Si do ta karakterizonit ne pergjithesi atmosferen zgjedhore

Michael Weichert Keto zgjedhje zhvillohen ne nje situate dhe rrethana teper te vecanta. Pra procesi zgjedhor vjen pas nje krize politike qe ka bllokoi per nje fare kohe shume pjese te shtetit dhe te shoqerise Per fat te keq kjo krizw nuk kapwrcye para zgjedhjeve ajo mbetet ende e pazgjidhur. Kjo situatw mw ben te jem disi i shqetesuar lidhur me zhvilimin e zgjedhjeve lokale te 8 Majit nisur edhe nga nje lloj histerie e muajve te fundit madje pothuajse e nje viti. Shoh nje situate shume te tensionuar politike. Ajo ka qene e tensionuar por gjate fushates elektorale tensioni eshte rritur. Mendoj qe kundershtia mes dy blloqeve kryesore politike njeri i drejtuar nga PD ne qeverisje dhe tjetri nga PS ne opozite po dominon gjthshka dhe mund te them po bllokon veprimtarine normale te institucionev edhe shoqerise. Kete e konstatoj edhe ketu ne Fondacion ku shume akivitete nuk mund te realizohen pasi njerezit presin se cfare do te ndodhe me zgjedhjet dhe ndihen te shqetesuar.Dhe kur njerezit jane te shqetesuat kjo eshte nje aresye qe edhe ne qe jemi nw rolin e vezhguesit te jemi te shqetesuar.

DW Shqetesimi juaj ne fund te fundit lidhet me cilesine e zgjedhjeve pra nese ato do te jene te lira te ndershme dhe ne perputhje me standartet nderkombetare. A ka premisa institucionale ligjore qe keto zgjedhje te jene te tilla dhe qe rezultati te njihet dhe pranohet nga pala humbese

BE ka dhene me kwmbwngulje mesazhin e rolit vendimtar qe do te kene zgjedhjet lokale te 8 Majit qe ai te pranoje ose refuzoje aplikimin e sivjetem te Shqipwrisw per statusin e vendit kandidat.

Michael Weichert Para se gjithash nje mesazh u tille jepet para cdo procesi zgjedhor te gjitha vendeve te rajonit qe jane kandidate potenciale per anetaresim ne BE. Natyrisht zgjedhjet lokale te 8 Majit jane nje rast i mire per ta theksuar kete mesazh. Ne parim besoj qe Shqiperia i ka te gjitha institucionet per te ndermarre veprimet e duhura per te zhvilluar zgjedhje te suksesshme tw lira dhe tw ndershme.

Por ceshtja eshte sesi keto institucione i perdorimn kapacitetet e tyre institucionale. Dhe ajo qe po ndodh ne javet e fundit nuk te jep nje lloj sigurie qe ne cdo rast gjerat do te funksionjne si duhet dhe nw baze te ligjit. Per mendimin tim pergatitja e procesit zgjedhor nga faktoret politike dhe institucionet filloi me shume vonese. Pati deri ne momention e fundit perpjekje per te arritur nje marrveshje mes faktorevve politike per vete procesin zgjedhor dhe per te pranuar rezultatin e zgjedhjeve qe per fat te keq nuk paten sukses. Megjiathte shpresoj qe do te zbatohet te gjitha dispozitat ligjore dhe qe institucionet do te funksionojne mire. Por gjithsesi pa nje konsensus te pergjithshem politik per te pranuar institucionet e shtetit qe jane institucionet e te gjitheve mendoj se eshte shume e veshtire te presesh qe sido qe te jete rezultati ai do te pranohet dhe do te njihet lehtesisht nga te gjithe.

DW Ju permendet institucionet dhe rendesine e tyre. Si e komentoni urdherin e KQZ drejtuar edhe operatoreve TV private per te transmetuar kaseta te te pergatitura ne selite e partive lidhur me takimet elektorale

Michael Weichert Ne vendin tim ne Gjermani stacionet televizive jane te detyruara t u japin partive politike kohe te barabarte televizive per te bere propaganden e tyre. Materiali i transmetuar nga partite gjate kohes televizive te vene ne dispozicion sipas marrveshjeve paraprake prodhohet nga vete partite ne gare. Por prodhimi i video- kaaetave nga vete partite per aktivitetet e tyre elektorale dhe me pas transmetimi nga stacionet TV eshte problematik dhe nuk duhet te ndodhe.Gazetaret dhe media duhet te jene te lire dhe krejtesisht te pavarur ne raportimin per procesin zgjedhor

DW Cfare mendoni per programetprojektet dhe alternativat e zhvillimit qe dy koalicionet ne gare Aleanca pwr qytetarin i kryesuar nga PD ne pushtet dhe Aleanca per te ardhmen i kryesuar nga PS ne opozite po u prezantojne qytetareve per te marre voten e tyre

Michael Weichert Nese degjon kandidatet nga te dyja koalicionet ata premtojne investime dhe aktivitete jashtezakonisht te medha. Une pyes veten nese keto premtime mund te bindin nje votues tw informuar njw votues qe mendon dhe te mos i duken thjesht nje propagande elektorale. Kjo pasi realizimi i tyre kerkon finacime dhe kapacitete te medha qe nuk mund te gjenden kaq kollaj nga kushdo qe mund te fitoje zgjedhjet.

Intervistoi Ani Ruci

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›