E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasma nje makine e dyshuar prane hotelit Goring

Pak orë para nisjes së dasmës mbretërore, zona përreth hotel "Goring", ku Kate Middleton kaloi natën e fundit me familjen u evakuua për shkak të pranisë së një makine të dyshuar.

Sipas "Telegraph", një makinë Volkswagen blu u pikas në orën 10.17 (me orën lokale), pak para se nëna e Kate, Carole, të linte hotelin dhe të shkonte drejt Abacisë së Westminster. Mjeti me targa RJ06UUY, ishte parkuar pranë kopshteve Grosvenor, rreth 90 metra larg hotelit.

Ndërkohë që makina u kontrollua por ende nuk ka informacion zyrtar nëse brenda saj kishte dicka që kërcënonte sigurinë në këtë ditë të shënuar për Britaninë e Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›