E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Duhet ndalur droga te futbollistët

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar se tani është momenti që një herë e përgjithmonë të ndalet përdorimi i substancave të palejueshme te futbollistët.

"Më kanë shokuar rastet e fundit ku futbollistët që luajnë në nivele të larta evropiane janë të droguar në fushë. Përdorimi i dopingjeve është drogë dhe se duhet ndaluar urgjentisht kjo dukuri. Për mua duhet bërë edhe analizat e gjakut para ndeshjes, jo vetëm ato të urinës. Kam kërkuar shumë herë në Gjenevë këtë gjë, e cila asnjëherë nuk është marrë në konsideratë. ështëkoha e fundit të ndalohet kjo gjë përndryshe futbolli çdo ditë po shkatërrohet" deklaroi Wenger./Indeksonline. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›