E Diel, 1 Nëntor 2026

Talenti i ri i Milanit: Unë Nesta i ri

Mbrojtësi i ri i Milanit, Bartosz Salomon është prezantuar dje si lojtar i ri i Milanit. Ish lojtari i Brescias tha se kjo ishte një ëndërr e tij dhe se shpreson që një ditë ai do të jetë Nesta i ri i Milanit.

"Ishte dita më e lumtur e jetës sime. Kam pasur një problem në kavilje, por tani shpresoj që pas disa ditësh të jem plotësisht në dispozicion. Po punoj shumë që të jem i gatshëm të luaj me Milanin.

Inspirohem te Nesta, i cili gjithmonë më ka pëlqyer jashtë mase. Unë shpresoj se do të jem një ditë Nesta i Milanit" deklaroi Salomon./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›