E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten 50 përqind eksportet kineze në shkurt


Kina thotë se eksportet në muajin shkurt u rritën me një rritëm më të shpejt sesa në tre vitet e fundit.

Sipas Pekinit, eksportet u rritën në afro 50 përqind, ose në thuajse 95 miliardë dollare.

Ky është një lajm i mirëpritur për udhëheqësit e Kinës. Rënia ekonomike globale çoi në rënie të kërkesave për mallra kineze vitin e shkuar.

Shumë fabrika u mbyllën dhe punëtorët u nxorrën në rrugë.

Këto shifra të fundit tregojnë se bota përsëri po blen mallrat e prodhuara në Kinë.

Eksportet u rritën rreth 50 përqind në shkurt. Importet u rritën në një masë të njëjtën.

Por analistët thonë se këto shifra nuk janë ende aq përshtypjelënëse se sa duken.

Eksportet në vitin 2009 ishin kaq të ulta, thonë ata, saqë dihej që ato do të shënon rritje këtë vit.

Ata thonë megjithatë se rritja në shkurt i kalon parashikimet.

Dhe shumë besojnë se makina eksportuese kineze është kthyer përsëri në binarët e saj.

Megjithatë, në mesin e këtyre lajmeve të mira mund të ketë edhe një tendencë negative për Kinën.

Rritja e eksporteve mund të rrisë presionin ndaj Pekinit për të lejuar vlerësimin e monedhës së saj.

Qeveritë dhe bizneset e huaja argumentojnë se një juan i zhvlerësuar që i bën më të lira eksportet kineze, po e ndihmon rritjen e eksporteve të Kinës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›