E Shtunë, 31 Tetor 2026

West Ham mposht me lehtësi Fulhamin

West Ham United ka vazhduar me paraqitjet e mira, duke shënuar fitore të merituar 3-1 ndaj Fulhamit në Upton Park. David Di Michele solli avantazhin e parë për West Hamin pas vetëm shtatë minutash lojë, por në minutën e 23-të Fulham barazoi me anë të Paul Koncheskyt. Pas po thuaj një ore lojë, Carlton Cole u falua në zonën e rreptësisë, ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishtë Mark Nobel, që risolli avantazhin për vendasit (60'). Rezultatin përfundimtar e vulosi Carlton Cole, 15 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes. Për West Hamin nuk u paraqit sulmuesi Craig Bellamy, që është në rrugë për t'u larguar në drejtim të Manchester Cityt.
Mesfushori shqiptar Valon Behrami krahas paraqitjes së mirë, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-të. Me tre pikët e fituara West Hami ngjitet në pozitën e tetë të tabelës, me 29 pikë nga 22 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›