E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle shtyn vizitën, shkak vdekja e babait

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle ka anuluar vizitën e planifikuar në Ballkan për këtë javë.

Ai ka anuluar të gjitha takimet e tij deri me datë 17 shkurt.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të jashtme të Gjermanisë, e cila ka thënë që kjo shtyerje bëhet për shkak të arsyjeve personale e familjare të Westerwelles.

Mësohet se babai i Ministrit gjerman u nda nga jeta sot në orët e hershme të mëngjesit , prandaj kjo ka qenë arsyeja e anulimit të vizitave në rajon.

Ndërkohë që Kryediplomati gjerman, pritej të vizitonte rajonin përfshirë: Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, për të konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë kundrejt zhvillimeve në rajon./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›