E Diel, 1 Nëntor 2026

Whitney Houston rikthehet me filmin “Sparkle”

Diva e muzikës botërore, Whitney Houston vjen përmes filmit të fundit të interpretuar prej saj sa ishte gjallë, ‘Sparkle’, e bukur dhe plot talent saqë e bën të vështirë të pranosh faktin e ajo nuk është më mes të gjallëve.

‘Sparkle’ është një risjellje origjinale e filmit me të njëjtin titull të vitit 1976 dhe shfaqet në kinematë e SHBA këtë fundjavë. Filmi tregon historinë e vërtetë të grupit muzikor të vajzave të talentuara të viteve ‘70 ‘Supremes’ dhe sipas analistëve të kinemasë, është më i arrirë se filmi origjinal me të njëjtin titull.

Houston, e cila ndërroi jetë më 11 shkurt të këtij viti, interpreton Emën, nënën e motrave që do të formojnë grupin e famshëm muzikor. Edhe në rol ajo është këngëtare, edhe pse vetëm në korin e kishës dhe ka tendencën të tregohet skeptike për të karrierën e ardhshme në botën e muzikës për vajzat e saj.

Ky mendohej të ishte rikthimi i madh i Huston në ekranin e kinemasë, por ndërkohë rezultoi të ishte edhe i fundit për të.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›