E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: S’përjashtohen takimet e nivelit të lartë me Serbinë

Takimet e nivelit të lartë politik midis përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë nuk përjashtohen, por nuk do të ketë biseda politike për çështje të brendshme të Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministri Thaçi, për RTV 21, në New York.

Thaçi tha se integrimi i 30 mijë serbëve, të cilët jetojnë në veri të Kosovës, është obligim i institucioneve të Kosovës dhe si proces do të ndodhë nëpërmjet një dialogu të brendshëm në Kosovë dhe për këtë gjë nuk do të ketë negociata me Serbinë. Sa i përket ngritjes në nivelit të përfaqësimit të Prishtinës dhe Beogradit në bisedimet teknike që po zhvillohen në Bruksel, Thaçi është shprehur i gatshëm për këtë, por ka përsëritur se vazhdimi i dialogut varet tërësisht nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Kreu i Qeverisë poashtu konfirmoi se nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme e as koalicion të ri qeveritar por u shpreh i gatshëm që të pranojë inkuadrimin e kujtdo që e sheh të nevojshme për të kontribuar në këtë proces.

Mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit dhe adresimin e tij në këtë mbledhje, Thaçi e quajti edhe një rast të shkëlqyeshëm për promovimin e shtetit të Kosovës dhe shprehi kënaqësinë për faktin se pas vetëm 4 vjetëve e gjysme Kosovës do t’i hiqet mbikëqyrja e pavarësisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›