E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wiesner: Akuzat eDik Martit, tëçmendura

PRISHTINE- Ambasadori Frank Wisner, përfaqësuesi amerikan i treshes, e cila ndërmjetësoi bisedimet Prishtinë- Beograd para pavarësisë së Kosovës, i ka quajtur të çmendura akuzat e raportuesit të KE, Dik Martit, për kryeministrin e Kosovës dhe UÇK-në.

“Unë jam thellësisht skeptik ndaj këtij raporti. Ajo që është thënë duhet të argumentohet, dhe po që se ka fakte dhe argumente, ato t'i dorëzohen autoriteteve në Kosovë. Kosova është vend i rendit dhe ligjit, ka sistemin juridik, ka prokurorinë dhe jam i sigurt se po qe se është kryer vepër apo krim, autoritetet në Kosovë do ta hetojnë në tërësi”, ka thënë Ëisner për RTV 21.

Në pyetjen nëse kjo ceshtje do ta dobësojë pozitën e Kosovës në procesin e bisedimeve me Beogradin, Wisner vlerësoi se kjo nuk do të jetë e mundur.

(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›