Wikileaks Assange kerkon doreheqjen e Obamas

Londer 6 Dhjetor NOA- Deshmoj se jam kercenuar me vdekje nga elita e shoqerise amerikane dhe kerkoj doreheqjen si te Hillari Klinton ashtu dhe Barak Obamas nese presidenti amerikan ka qene ne dijeni te spiunazhit te funksionareve te huaj te OKB-s.
Keshtu ka deklaruar nepermjet chat-it Assange i fshehur ne nje vend te panjohur per te perditshmen spanjolle El Pais duke konfirmuar se termeti Wikileaks eshte me i madhi i njohur ne histori madje me shume i rendesishem se ai i Daniel Ellsberg njeriut te Pentagon Papers. Barak Obama duhet te na tregoje nese ai ishte ne dijeni per 007 amerikane.
Ne qofte se ai refuzon te pergjigjet ose ka prova te perfshirjes se tij ose ai duhet te jape doreheqjen ka thene Assange duke shpjeguar se te gjithe ata qe ishin ne dijeni te te ketij urdhri te paligjshem dhe e aprovojne duhet te japin doreheqjen nese SHBA-es duan te paraqiten si nje komb i besueshem qe i bindet ligjeve. Themeluesi i Wikileaks eshte i vetedijshem per shkallen e argumenteve te tij duke kembengulur se bota gjeopolitike do te ndahet ne mes te nje para dhe pas Cablegate.
Ky eshte filtrimi me i madh dhe me i rendesishem i historise thote ai. Ne El Pais ai konfirmon se ka marre kercenime e se jeta e tij eshte ne rrezik.. Jam i brengosur per shkak se kemi marre kercenime me vdekje nga njerez te afert me ato te ushtrise amerikane. Ka kerkesa te vecanta per vrasjen tone rrembim ekzekutim nga elita e shoqerise amerikane. Kjo tregon se tani kercenimet po shtrihen edhe tek avokatet tane dhe femijet e mi. Lidhur me akuzat per perdhunim ai eshte pergjigjur Ka qene nje keqkuptim eshte dicka qe eshte e qarte per te gjithe. Ai premton se do luftoje per te vere ne vend ceshtjen e tij ne qofte se Gjykata e Larte suedeze refuzon ankesen e tij.
Po ku fshihet Julian Assange ndersa Suedia po e kerkon per perdhunim dhe Interpoli po e kerkon ne te gjithe Evropen e avokatet e tij po negociojne me Scotland Yard Zerat e fundit flasin se ai ndodhet ne Britani.
Ajo qe eshte e sigurt - thone avokatet e tij - eshte se shume duan koken e tij Shtetet e Bashkuara te paret. Dhe vetem per arsye politike.
Assange nje nenshtetas Australian 39 vjec eshte heroi kriminel me i kerkuari per momentin. Mbi te i cili zbuloi te fshehtat e diplomacise amerikane duke botuar qindra e mijera dokumente konfidenciale nga pikepamja ligjore peshon vetem nje urdher arresti nderkombetar per perdhunim i leshuar nga Interpoli me kerkese te Suedise akuze qe Assange ka deklaruar gjithmone se eshte i pafajshem.
Gjuetia per Julian duket qe ka motiv politik tha per BBC avokati i tij Mark Stephens. Frika kryesore shpjegon ai eshte se nese kapet ne Suedi mund te ekstradohet menjehere ne SHBA. Nje frike e motivuar sipas avokatit nga lidhjet midis Uashingtonit dhe Stokholmit. Sipas tij Suedia ka vene ne dispozicion te gjitha burimet e saj per fluturimet sekrete te CIA-s te organizuara pas sulmeve te 11 shtatorit 2001 per te transportuar te dyshuarit terroriste per tu pyetur jashte vendit.
Nese dikush eshte arrestuar dhe po gjykohet nga nje gjykate suedeze nuk eshte i autorizuar te vije dhe te marre te akuzuarin ka thene prokurorja e ngarkuar me dosjen e Assange Marianne Ny. Por avokati suedez mohon mundesine e mos ekstradimit. Veren e kaluar eshte refuzuar kerkesa per marrjen ne pyetje te Assange ne Londer kur ishte leshuar nje urdher-arresti per te. Ne nuk mund ta bejme kete gje ligjet suedeze dhe angleze e ndalojne kete ka thene Ny.
Nderkohe Australia ka bere te qarte se kthimi i tij eshte i pamundur ne atdhe.
a.e./NOA