Shkoder rritet siperfaqja e permbytur

Sipas te dhenave te publikuara nga Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile siperfaqja e tokes qe ndodhet nen pushtetin e ujit ka shkuar ne 14.130 hektare ndersa numri i personave te evakuuar shkon ne me shume se 12.100 persona.
Shkak i perhapjes se zones se permbytur eshte bere prurja e lumenjve perkatesisht Bunes dhe Drinit te cilet vazhdojne te kene prurje te medha. Gjithashtu edhe shkarkimet ne Kaskaden e Drinit ndonese kane pesuar ulje vazhdojne te jene me intensitet te larte.
Velipoja eshte rrethuar nga te gjitha anet nga uji duke krijuar nje ishull te vogel ku strehohen rreth 12 mije banore bashke me te evakuuarit nga Dajci dhe Oboti. Per tu ardhur ne ndihme ketyre personave te izoluar me ushqime e ndihma te tjera ushtria po perdor anijet e nisura nga porti i Shengjinit per ne plazhin e Velipojes nga ku transporti kryhet me makinat e ushtrise. Ne dispozicion te ushtrise ndodhen edhe 12 helikoptere mes te cileve edhe 3 te ardhur nga Turqia e nje nga Greqia ne kuader te ndihmes se ofruar nga NATO.