E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikileaks Assange po persekutohet

Themeluesi i faqes se diskutueshme te internetit Wikileaks Julian Assange ka reaguar pas vendimit te prokurorise suedeze per te leshuar nje urdherarrest ndaj tij.

Kerkesa per arrestim te bere nga prokurorja suedeze Marianne Ny eshte nje abuzim me detyren dhe ka si qellim persekutimin e Assange ka deklaruar perfaqesuesi i Assange Mark Stephens.

Mesazhi reagues eshte bere permes nje komunikate zyrtare te publikuar ne rrjetin social Twitter nga vete Wikileaks.

Nderkohe avokati i Assange ka deklaruar se kerkesa per arrestim nga prokuroria suedeze eshte e ekzagjeruar dhe ka kaluar te gjithe kufijte.

Assange akuzohet nga prokuroria suedeze per dhunim dhe ngacmime seksuale por ai thote se ky eshte nje skenar i nxitur nga autoritetet amerikane pas publikimit te dokumenteve sekrete mbi luften ne Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›