E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pako e dyshimte ne avionin gjerman

Nje pako e dyshimte qe mbante nje detonator bateri dhe nje kohemates eshte gjetur ne nje valixhe qe po transportohej ne nje avion qe do fluturonte nga Namibia ne Gjermani.

Lajmin e ka bere te ditur policia gjermane sipas te ciles canta u zbulua para se te ngarkohej ne avionin qe do te nisej per ne qytetin e Mynihut.

Per pasoje fluturimi u anulua per disa ore por me pas avioni u nis dhe u ul i sigurt ne aeroportin e qytetit gjerman ne oret e mengjesit.

Diten e merkure autoritetet gjermane rriten masat e sigurise pas informacioneve te sherbimeve sekrete per planifikimin e akteve terroriste ne vend. Megjithate ende nuk dihet nese valixhja e zbuluar ishte pjese e ketij sulmi te pergatitur.

Policia federale gjermane do te dergoje nje grup ekspertesh ne kryeqytetin e Namibise Uindhoek per te ekzaminuar pakon e gjetur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›