E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikileaks: Kastro pranë vdekjes në 2006

Fidel Kastro, lideri kubanez, në vitin 2006 gjatë udhëtimit me avion të një linje të brendshme në Kubë ishte mjaft pranë vdekjes.

Ky është dokumenti sekret i publikuar nga “El Pais”, gazeta spanjolle partnere e Wikileaks. Në dokument citohet një diplomat amerikan në Havana, i cili është edhe autori i raportimit në Departementin e Shtetit. Ai citon një burim anonim vendas t’i ketë thënë në atë kohë se Fidel Kastro u ndje menjëherë keq, por lajmi i shëndetit të tij u izolua dhe u quajt sekret shtetëror.

Në dokumentin origjinal mendohet se janë të zbardhur emrat e identitetet e plota të personave të cilët kanë raportuar për shëndetin e “lider maximo”, emra të censuruar nga vetë Wikileaks për çështje sigurie ndaj jetës së tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›