Moskë, 1000 të arrestuar

Policia moskovite ka arrestuar qindra tifozë të futbollit në afërsi të një stacioni hekurudhor në qendër të qytetit, pas raportimeve se grupe ultranacionalsitësh kishin planifikuar të konfrontoheshin me anëtarë të komunitetit të kaukazit mysliman verior. Besohet se mund të jenë arrestuar të paktën 1000 persona në mënyrë që të parandalohej dhuna etnike që shpërtheu pas vrasjes së një tifozi të futbollit.
Zëdhënësi i policisë, Viktor Birjukov, tha se shumica e arrestimeve janë bërë në stacionin e trenit Kievski, ku ishin dislokuar mijëra froca policore. Tensionet etnike në Moskë u nxitën gjatë fundjavës pasi një tifoz i klubit Spartak u sulmua nga një grup të rinjsh nga jugu i Rusisë.
Dhjetëra të tjerë raportohet të jenë arrestuar në qytete të tjera të Rusisë.
Vrasja e një tifozi të Spartakut të Moskës, javën e kaluar, pas përleshjeve me persona nga Kaukazi Verior, ka nxitur trazira dhe sulme ndaj anëtarëve të pakicave etnike. Të shtunën, qindra persona u përleshën me policinë jashtë Kremlinit