Wikileaks SHBA Asnje sekret per Mosken

Departamenti amerikan i Shtetit ka përgënjeshtruar atë që është publikuar nga “Telegraph”, sipas së cilës Uashington i ka kaluar Moskës “informacione të rëndësishme” britanike si mjet shkëmbimi për të përshpejtuar marrëveshjen dy palëshe “Start”, të firmosur nga presidenti amerikan Obama dhe nga ai rus, Medvedev.
Zëdhënësi i Departamentit, Philip Crowley ka deklaruar se ka informuar Rusinë rreth bashkëpunimit bërthamor mes SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, në lidhje me traktatin e 1991.
E përditshmja britanike i ishte referuar kabllogrameve të Wikileaks gjatë publikimit të lajmit.