E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Tunizi

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 17:00

Tri javë pas rrëzimit të presidentit të Tunizisë, Zine el Abidine Ben Ali, qeveria e përkohshme ka njoftuar për dhënien fund të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndalimi i lëvizjeve natën që u vendos qysh në mesin e janarit do të hiqet javën e ardhshme, tha ministri i Turizmit, Mehdi Houas.

Në të njëjtën kohë ai shprehu besimin se turizmi në vend do të rimëkëmbet shpejt.

Qeveria dëshiron të vendosë në ditët e ardhshme kontakte me përfaqësuesit e agjencive turistike dhe t`i bindë ata për përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

Në janar të ardhurat nga turizmi shënuan një rënie prej 40 për qind, për dallim nga e njëjta periudhë në vitin 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›