E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks dokumenta per Kosoven

E perditshmja The Guardian shkruan se shfaqjes se rreth 250.000 dokumenteve te ndryshme qe permbajne artikuj analizash nga ambasadat amerikane ne bote te publikuara nga faqja e internetit Wikileaks nuk ka mundur ti shpetoje as Kosova.

Telegraf i referohet gazetes britanike ku thuhet se jane 668 dokumente ku perfshihen analiza te ndryshme te Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes rreth ngjarjeve politike ne Kosove te shkruara nga ambasadoret apo diplomatet amerikane te akredituar ne Kosove gjate viteve 2000-2009.

Permbajtja e ketyre dokumenteve mbetet te shihet ne ditet ne vijim duke e ditur se nje numer i madh i njerezve jane duke u munduar ti shkarkojne ato. Per momentin serveret e eikileaks jane jashte funksionit per shkak te ngarkeses se madhe.

Ne dokumentin e botuar ne tabelen e aferave ne shtetin e Frances disa komente interesante permenden edhe per misionin evropian per sundimin e ligjit EULEX.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›