E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks publikohen te tjera dokumenta. Aleatet arabe kunder Iranit

Shtetet e Bashkuara u kane kerkuar diplomateve te tyre te kthehen ne spiune si jashte vendit ashtu dhe ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Ne morine e dokumentave sekrete te publikuara nga Wikileaks thuhet gjithashtu se mbreti saudit i ka bere presion Shteteve te Bashkuara te angazhohen ushtarakisht kunder Iranit . Irani nga ana tjeter zoteron raketa te importuara nga Koreja e Veriut qe jane te afta te godasin Europen.

Pazaret per mbylljen e Guantanamos qe prekin dhe Sllovenine qeveritaret e korruptuar te Afganistanit qe shetisin boten me 50 milion dollare kesh me vete e sulmet sibernetike kineze ne kompjuterat e Shtepise se Bardhe dhe te qeverive aleate te Amerikes qe prej 2002 jane vetem disa nga publikimet qe pritet te shkaktojne meri diplomatike.

Komentet per lideret nuk mungojne ku Putin e Medvedev cilesohen si Batman e Robin ndersa Sarkozi I keq e I gatshem per ti rene kokes per cdo gabim anetareve te stafit te tij. Qeveria e SHBA denoi menjehere publikimin e qindra mijera dokumentave duke thene se ato vene ne rrezik jeten e te diplomateve dhe te personave te tjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›