Wikileaks misteri i Zharres

Sot ky pus eshte mbyllur por deri nga mesi i vitit 2009 nga ky pus per te nxjerre nafte kompania Bankers perdorte teknologjine e injektimtit te ujit me presion.
Banoret thone se pikerisht per shkak te kesaj teknologjie ne shtepite e tyre kishin filluar te ndiheshin lekundje te tokes deri sa ne korrik te vitit 2009 lekundjet ishin aq te medha sa dhjetra shtepi te komunes Zharre dhe ato ne afersi te bashkise Patos sipas grupeve te pushtetit lokal qe evidentuan pasojat u demtuan mbi 60 shtepi dhe shume prejt tyre u bene gati te pabanueshme.
Kane plasur muret nga lekundjet qe ishin vertikale dhe jo horizontale deklaron nje prej banoreve te zones.
Diten e lekundjes se madhe banoret te irrituar detyruan dhunshem kompanine Bankers te nderpriste punen ne puse. Kronikat e kesaj periudhe tregojne per nje konflik mjaft te ashper.
Por misteri i ngjarjes ne pusin 646 fillon ketu. Nese do te vertetohej qe demi ishte shkaktuar nga punimet ne pus kompania duhet te paguante per demshperblimin. Por deri tani asnje kompensim nuk eshte dhene. Qeveria gjykoi se nuk ishte shperthim nga pusi por koncidence e nje termeti.
Nga ana e komunes eshte insistuar qe kjo ceshtje te zbardhet. Kemi marre te gjitha hapat ligjore kemi thirrur ekspertet dhe nga ata kemi marre pergjigje por jo gjithmone keto pergjigje kane kenaqur banoret eshte shprehur kryetari i komunes Zharre Taulant Gremi.
Jo nuk ben vaki te kete qene termet pasi lekundjet ishin nga larte poshte thekson nje prej banoreve.
Ende asnje verdikt nuk ka dhene as kryetari i bashkise se Patosit i cili ka dyshime qe perkojne me ate te banoreve.
E kemi kerkuar nga kompania dhe qe nga ajo periudhe dhe deri ne ditet e sotme zona nuk ka me probleme. Por nuk mund te marresh iniciativa ligjore nese ska nje analize te detajuar shkencore qe te gjej nje lidhje mes lekundjeve dhe veprimtarise se kompanise deklaroi kreu i bashkise Bardhi Meli.
Ishte termet apo shperthim teknologjik nga nje shfrytezim i pusit 646. Ky vazhdon te jete ende misteri. Ish kryetari i agjencise kombetare te burimeve natyrore ne nje interviste te dhene ne Top Channel ne veren e ketij viti por te pa transmetuar premtoi nje zbardhje te ngjarjes. Ai pranon se teknologjia e perdorur ne pus eshte injektimi me uje por nuk dinte te thoshte se eshte perdorur me korrektesi kjo teknike e cila sipas banoreve solli dhe lekundjet e tokes qe i shkaterruan atyre shtepite.
Ministri ka urdheruar ngritjen e nje grupi pune me eksperte dhe do te shkojme deri ne kallezim penal nese verifikohet ndonje shkelje theksoi Taulant Musabelliu ish kryetar i AKBN-se.
Cfaredo dosje te nxjerre Wikileaks ajo cka ndodhi ne pusin e Zharres mbetet vetem brenda qeverise pasi kaluan kohe dhe asnje isntitucion shtetor apo agjenci e specializuar shqiptare nuk kane bere nje hetim te plote por perkundrazi sikunder pretendohet ne dosjet e Wikileaks pergjigjet jane munduar te shmangen. Viktimat e verteta te kesaj historie mbeten banoret qe ende sot jetojne ne shtepi gjysme te rrenuara.