E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks nxjerr në ankand sende personale të Asanzh

TIRANE-Wikileaks nxjerr në ankand në eBay disa sende personale të themeluesit të saj, Xhulian Asanzh për të mbledhur fonde. Mes objekteve në shitje eshte nje kompjuter laptop i përdorur nga superhakeri, i njohur për përhapjen në media të kabllogrameve sekrete të Pentagonit dhe të diplomacisë në të gjithë botën, mes se cilës edhe asaj amerikane në Shqipëri.
Po kështu ndër sendet e nxjerra në ankand janë edhe forografi të autografuara të Asanzh në arrest shtepie, që fillojnë nga një cmim prej 800 dollaresh. Ndërsa për fansat më të zjarrte të Asanzh, në ankand eshte edhe qesja e kafese se burgut londinez ku themeluesi i Wikileaks qëndroi i mbyllur pas arrestimit me akuzen per dhune seksuale ne Suedi, përpara se të lirohej me kusht ne dhjetor të vitit te kaluar. Sipas analistëve ky ankand konfirmon veshtiresise financiare net e cilat ndodhet aktualisht ëebsajti i famshem Wikileaks, që tronditi diplomacine boterore duke publikuar mijëra mesazh të diplomatëve amerikane nëpër botë mes se cilave edhe qindra mesazhe te ambasades amerikane ne Tirane.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›