Angli, gjyq dhe gjobë shqiptarit, kapi pa leje zogj të egër
LONDËR-Në Angli, një shqiptar vihet nën akuzë për veprën penale të futjes në kafaze pa leje të zogjve të egër dhe mbajtjes së tyre në shtëpi. Sipas shqiptarit, ky nuk është faj, pasi në Shqipëri nuk ka ligje që dënojnë për këtë veprim, por megjithe shfajesimin, ai nuk i shpetoi dot nje denimi financiar.
Bledar Krasniqi, 36 vjec u shfaq në gjykatën e Northampton sepse nën akuzën se dje kapi 3 zogj të egër pa leje në parkun pranë Pitsford Road në Brampton, ndërsa tentonte të zinte dhe disa të tjerë.
Gjykata dëgjoi një oficer policie të tregonte se Krasniqi më 11 Prill të këtij viti ishte ulur pranë pemëve të parkut me 3 kafaze druri dhe tentonte të kapte zogjtë.
Ofoceri Kevin McCole përforcoi rrëfimin duke shtuar se asnjë prej zogjve nuk kishte unazë rreth këmbëve, dëshmi kjo që tregonte se zonjtë ishin me leje dhe të blerë legalisht.
McCole tha se në dy kurthet prej druri kishte zogj me të cilët shqiptari tentonte të joshte në kurh zonj të tjerë në park.
Një ekspert zogjsh theksoi se nuk kishte dijeni nëse zogjtë që kishte në kafaze ishin rritur në robëri, por pa dyshim sipas tyre, shqiptari tentonte të kapte të tjerë në mënyrë të paligjshme për ti futur në kafaze.
Duke folur në gjyq nëpërmjet një përkthyesi, Krasniqi tha se “ai nuk e dinte se kapja e zogjve ishte e paligjshme. Në vendin tim kjo është e ligjshme. Unë kërkoj falje për cfarë ndodhi” tha Krasniqi në gjyqin ndaj tij.
Krasniqi u gjobit me 230 euro dhe një kontribut prej 500 eurosh për shpenzimet e gjyqit, ndërsa 3 zogjtë që përdoreshin si karrem u lëshuan të lirë në park nga oficerët.
(d.b/BalkanWeb)