E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS publikon intinerarin e demonstratës

Partia Socialiste ka publikuar intinerarin që do të ndiqet gjatë demonstratës së sotme në bulevardin e “Dëshmorët e kombit”.

Sipas PS-së grumbullimi i demonstruesve do të nisë në orën 15:30 në katër pika qëndrore që janë “Zogu i Zi”, për të marshuar më pas në rrugën " Mine Peza", stacioni i trenit, për të marshuar më pas në bulevardin " Zogu I", para Fakultetit Filologjik, për të marshuar më pas në rrugën e Elbasanit dhe pranë 21 dhjetorit, për të marshuar më pas drejt rrugës së Kavajës.
 

Këto marshime do të bashkohen në sheshin "Skënderbej", për të vazhduar më pas në bulevardin " Dëshmorët e Kombit". Pika e përfundimit të marshimit do të jetë para kryeministrisë, ku do të mbahen dhe fjalimet përkatëse. Fjalimi përmbyllës do të jetë i kryetarit të PS, Edi Rama, në emër të Opozitës së Bashkuar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›