E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Willson" aktivitete për nxënësit edhe gjatë verës

Fundi i vitit shkollor ka pasuar me aktivitete të ndryshme në institutin arsimor "Willson". Vogëlushët kanë qenë pjesë e ketyrë festimeve ku kanë organizuar minikoncerte në ambientet e këtij instituti. Kanë nisur të mësojnë gërmat e alfabetit të gërmëzojnë fjalët e të lexojnë fjali dhe për të festuar përfundimin e librit të tyre të dashur abetares, nxënësit e institutit arsimor "Willson" kanë zhvilluar një minikoncert ku kanë recituar dhe kënduar këngë të ndryshme. Por edhe festa e një qeshorit nuk mund të kalonte pa u vënë re nga nxënësit e këtij instituti. Ata kënë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Por duket se përfundimi i këtij viti shkollorë nuk do të mbyll portat në këtë institut. Pasi edhe për sezonin veror në këtë shkollë do të ketë aktivitete të ndryshme. Aktivitete sportive dhe kultutore do të mbushin ditët e nxehta për fëmijët e këtij instituti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›