Winehouse tenton te vrase veten

Mediat britanike kane bere te ditur se kengetarja Amy Winehouse ka tentuar te vetevritet. Kengetarja, tani gjendet nen kontrollin e mjekeve te cilet e mbikeqyrin 24-ore.
Familja dhe miqte e saj po i qendrojne prane pas tentatives se saj per te goditur veten me thike ne gjoks. “Cili eshte qellimi i jetes sime?! Nuk mundem te jetoje me”, ka bertitur kengetarja. Miqte kane arritur t’ia marrin thiken nga dora ne kohe duke evituar keshtu nje targjedi: “Amy nuk ndjehet mire. Ajo tentoi te vetevritej. Ajo ndonjehere eshte mire, ndonjehere keq, kur degjon dicka qe nuk i pelqen behet keq dhe deshiron te vetevritet”, ka thene nje shoqe e Amyt.