Arkeologët: Grabitja e muzeut, politike
Ka mbetur enigmatike grabitja më e madhe që ka ndodhur në arkeologjinë e Durrësit. Vjedhja e muzeut arkeologjik të qytetit 2400-vjeçar, 11 vjet më parë, mendohet të ketë qenë politike. Muzeu kishte të konservuar pasuri antike që dëshmonin autoktoninë ilire të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Spastrimet etnike në Kosovë dhe debatet e serbëve mbi identitetin e shqiptarëve atje, janë argumentet e arkeologëve që e cilësojnë këtë grabitje politike. Heshtje nga shteti ynë dhe asnjë objekt arkeologjik nuk i është kthyer muzeut deri tani. Arkeologët kërkojnë proces gjyqësor, kanë dyshime për dy punonjës të asaj kohe
Arkeologët: Grabitja e muzeut, politike
Arkeologët e Durrësit kërkojnë që të hapet procesi gjyqësor dhe të nisin hetimet për grabitjen më të madhe që i është bërë këtij qyteti në fushën e trashëgimisë kulturore, atë të Muzeut Arkeologjik. “Grabitja ka qenë politike”, - është deklarata që ata kanë lëshuar duke iu referuar kohës kur u bë vjedhja, ndërkohë që gishti shkon për dy punonjës të muzeut, por pa treguar emra konkretë. Viti 1997 do të kujtohet nga të gjithë shqiptarët si viti i zi, i shkatërrimeve barbare, të cilat nuk kursyen as vlerat arkeologjike e historike të muzeve. Bilanci më tragjik i atij viti ishin padyshim humbjet njerëzore, por edhe dhjetëra e qindra objekte arkeologjike, muzeale dhe historike të rrënuara, të vjedhura e të shitura në vendet e tjera fqinje. Në Durrës asokohe regjistrohej dhe një humbje tjetër me përmasa historike. Në Muzeun Arkeologjik të qytetit, unikal për nga vlerat, ishin vjedhur të gjitha objektet antike të kulturës ilire, të cilat rrëfenin në një farë mënyre gjenezën e popullit tonë këtu dhe në Kosovë. Çuditërisht për këtë ngjarje atë vit u fol shumë pak, por dhe tani ajo është thuajse e harruar. Kanë kaluar 11 vjet kur brenda një nate u boshatis muzeu dhe asnjë përpjekje nuk është bërë deri tani për të gjetur dhe rikthyer në vendin e tyre thesarin historik të vjedhur në qytetin më të lashtë të vendit tonë.
Në fillimin e marsit të vitit 1997, situata e provokuar nga firmat piramidale, deri në atë pikë sa turmat e njerëzve që dolën nga kontrolli dhe rrëmbyen armët të dëshpëruar nga humbja e parave iu sulën dyqaneve, magazinave, depove ushqimore etj., por ato nuk prekën asnjë monument kulture, asnjë bust, asnjë lapidar, asnjë muze e asnjë vepër tjetër në të cilën është gdhendur memoria e kombit, e cila është historia.
Në këtë histori vetëm Durrësi u ndëshkua më rëndë, ku përveç dëmeve që pësuan bizneset, bankat apo subjektet private apo shtetërore... në njërën prej netëve të asaj periudhe, u realizua vjedhja e Muzeut Arkeologjik të qytetit të Durrësit. Nga ky muze u hoq e gjithë trashëgimia e kulturës ilire, dhe jo pak, por plot 78 objekte antike të asaj periudhe u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë. Vjedhja u diktua nga punonjësit e muzeut kur ata u rikthyen në qendrën e tyre të punës dhe bënë inventarin e trashëgimisë antike.
Arkeologu i vjetër, Ilia Toçi, tregon për ”standard” se “objektet e grabitura klasifikoheshin si sende të imta antike, sikurse ishte p.sh., një çekiç prej guri i gdhendur me mjaft mjeshtëri nga ustallarët ilirë, monedha me simbolet e asaj kohe, objekte zbukurimi për gratë që nuk hasen në asnjë vend tjetër të rajonit e të tjera, të cilat ishin autentike për nga vlerat që bartnin. Largimi i tyre nga eksponatet e muzeut ka krijuar një gropë të zezë dhe një hendek ndërmjet kulturës ilire të papasqyruar dhe të kulturave romake dhe greke, të cilat kanë mbushur të gjithë këtë muze”. Nuk është e vështirë të kuptosh se vjedhja e objekteve të kulturës ilire pikërisht në muzeun e Dyrrahut të lashtë nuk u krye për të fituar para nga shitja e antikave, të cilat vlerësohen me shuma të mëdha nga koleksionistët e tyre. Në muze ka objekte që kanë vlera disa herë më të mëdha se ato që u morën dhe që nuk u prekën gjatë netëve pa shtet. Ajo që specialistët theksojnë, është se janë vjedhur më shumë objekte që tregojnë trashëgiminë ilire si dëshmi identiteti në trojet e Kosovës. Aludimi i arkeologëve është i lidhur dhe me ngjarjet që pasuan në Kosovë, dhe gjithë debatet e palës serbe për mbi spastrimin etnik të Kosovës, si vend joautokton. A nuk i shërben pikërisht kësaj politike edhe vjedhja e antikave ilire në muzeun e Durrësit? Plot 11 vjet pas grabitjeve të objekteve muzeale, rezulton se duke u nisur nga rrethanat e vjedhjes, mendohet se personat që e kanë grabitur muzeun i përkasin fushës së arkeologjisë, si dhe punonjës të brendshëm të tij që e ka njohur mirë ekspozimin e antikave si dhe inventarin e këtij institucioni.
Ky dyshim vjen nga vetë arkeologët e këtij qyteti, duke denoncuar ndoshta për herë të parë dhe duke kërkuar hapjen e procesit gjyqësor për këtë grabitje që ka mbetur enigmë deri sot, ku asnjë ministër i Kulturës nuk i ka shkuar në mend që të sensibilizojë mbi këtë çështje, të lënë në heshtje prej më se 10 vjetësh.
Fatkeqësisht për këtë vjedhje është heshtur dhe asnjëherë ajo nuk është marrë në dorë seriozisht nga gjykata, duke mbyllur dosjen më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.