E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG, i pamposhtshëm

Ish sulmuesi francez Jean-Pierre Papin beson se Paris Saint-Germain është favorit absolut në garë për titull në Ligue 1 dhe beson se skuadra e Carlo Ancelottit mund të kalojë komplet sezonin pa pësuar humbje.

“PSG është favorit i madh për titull në Ligue 1. Ata kishin telashe në nisje, por tani duket se i kanë tejkaluar ato”, deklaroi Papin për ueb faqen zyrtare të Ligue 1.

“Ata janë skuadër që mund të përfundojë sezonin pa pësuar asnjë humbje të vetme. Nuk e them se do të fitojnë të gjitha, por mendoj se PSG është në gjendje të qëndrojë i pamposhtur”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›