E Shtunë, 31 Tetor 2026

Winslet: Me cmimet e mia luajne femijet

Kate Winslet thote se ajo e deshiron aq shume nje statuje Oskar, por vetem qe femijet e saj te luajne me te. Aktorja britanike, e cila eshte e nominuar per Oskar ne kategorine e aktores me te mire ne rol kryesor, per rolin ne filmin "The Reader", ka zbuluar se si femijet e saj, Mia, 8-vjecare, dhe Joe, 5-vjecar, i kane shnderruar cmimet prestigjioze ne lojera. "Gjeja me e mire e fitimit te dy cmimeve Golden Globes ishte qe te dy femijet kane nga nje, per te luajtur. Ne i mbajme ne shtepi ne banak, ne kuzhine, por femijet pelqejne te luajne me ta", ka thene Winslet. Kate do te konkurroje me Angelina Jolie, Anne Hathaway, Melissa Leo dhe Meryl Streep per cmimin Oskar, i cili mbahet me 22 shkurt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›