E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi ne bote, vajzat po vrasin me shume

Vajzat po tregohen gjithmone e me te rrezikshme per shoqerine ne bote, duke ndermarre mjaft akte te tmerrshme. Nje studim i botuar ne Britanine e Madhe tregon se po shtohet ne menyre te frikshme numri i vajzave vrasese. Sipas te dhenave te ministrise se Brendshme Britanike, ne 4 vitet e fundit, krimet e ndermarra nga vajzat e moshes mes 10 dhe 18 vjec jane shtuar ne masen 50 per qind, duke kaluar nga 10 mije te tilla qe njiheshin ne vitin 2004, deri ne 15 mije ne vitin 2008. E nderkaq, eshte shtuar edhe numri i krimeve qe realizohen, per te njejten periudhe nga 47 mije, ne plot 57 mije te tilla.

Per te mos thene se edhe lloji i ngjarjeve qe ka ne mes nje vajze vrasese sa vjen e behet me dramatike, me histori nga me te paimagjinueshmet, duke bere te zbehet ideja qe kemi krijuar per seksin e dobet, si delikat dhe i meshirshem. Sipas eksperteve qe realizuan kete studim, rritja e kriminalitetit mes te rinjve tashme eshte nje gje e cila po perfshin gjithe Evropen. Dhe e dhimbshme eshte shifra drastike qe po arrijne te kapin femrat qe i realizojne ato.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›