Withers Asgje si ndal aspiratat e Shqiperise

Ish-ambasadori amerikan John L. Withers e vlerëson si shumë të rëndësishëm 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një intervistë për VOA, Withers është shprehur se mezi pret që të jetë në vendin tonë për të festuar këtë përvjetor.
“Mezi pres të shkoj në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësisë. 100 vjet më parë Ismail Qemali çoi përpara vetëdijen e të qënit shqiptar. Sot Shqipëria është në prag të një lindjeje të re”, ka deklaruar Withers.
Ish-diplomati amerikan ka vlerësuar se Shqipëria përballet sot me një sërë problemesh, por ka nënvizuar se ai beson se vendi do të ecë përpara.
“Pavarësisht vështirësive që ka, asgjë nuk mund t’i ndalë aspiratat e Shqipërisë. Sfidat me të cilat përballet Shqipëria janë disa, por unë jam optimist për të ardhmen e saj”, ka thënë Withers.