Withers Shqiperia ne buze te humneres

Prej dy vitesh, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers, është tërhequr në pension dhe jeton në shtëpinë e tij në Merilend, një shtet me përmasat e Shqipërisë, me rreth 28 mijë kilometra katrorë.
Ish-ambasadori I SHBA-së në Tiranë, prej më shumë se dy vitesh, ka heshtur përballë kamerave televizive, duke mbajtur një premtim të dhënë në fundin e mandatit të tij në studion e “Top-Story”.
Megjithatë, në një intervistë eksluzive nga SHBA, në serinë hapëse të sezonit të ri të “Top-Story” në “Top-Channel”, John Withers, në rolin e qytetarit të thjeshtë komentoi gjithçka rrethon Shqipërinë, politikanët, rrugën ku vendi ynë po ecën dhe të ardhmen e tij.
Sokol Balla – Zoti Withers, t’iu drejtohem në këtë fillim interviste si ambasadori apo si qytetari John Withers? Ndërkohë, në këto dy vjet, ju nuk keni qëndruar gjithmonë I heshtur. Keni folur në një të përditshme shqiptare dhe keni dhënë komentet tuaja në lidhje me skandalin e “Ëikileaks”. Ju lëshuat një deklaratë publike që ju konfliktoi me kryeminstrin dhe keni dhënë edhe një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Por, përse pranuat pikërisht tani ftesën time për t’u intervistuar në “Top-Story”?
John Withers – Arsyeja e parë dhe më thelbësorja lidhet me faktin se ndonëse kam qëndruar larg Shqipërisë për pothuajse dy vjet, unë vazhdoj të ndihem thellësisht I lidhur me vendin dhe me njerëzit. Vazhdoj të mendoj se shqiptarët janë njerëz tepër të veçantë. Nuk flas këtu vetëm opër elitat, por edhe për njerëzit e thjeshtë që më kanë trajtuar më shumë respekt. Kjo mundësi për të folur sërish me ju është një nder për mua, por tashmë flas në një kapacitet tjetër, pasi tashmë mund t’I them gjërat troç. Si diplomat, duhet të flasësh me një gjuhë diplomatike të kuptueshme vetëm për ata që I përfshin. Ndërsa tashmë, si qytetar, I cili nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam në gjendje që të flas shumë më hapur për të gjitha pikëpamjet e mia.
Sokol Balla – Në shtëpinë tuaj, është e thjeshtë që të shohësh kujtime të pafundme nga qëndrimi juaj në Shqipëri. Përse në shtëpinë e një diplomati, me një karrierë të gjatë si ju, mbizotëron dukshëm vendi ynë përballë çdo vendi e përvoje tjetër?
John Withers – Siç thashë,ndiej një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Kam shijuar çdo punë dhe çdo vend ku kam qenë, por gati të gjithë diplomatët kanë një vend të preferuar gjatë karrierës së tyre. Do të krahasoja punën time me meloditë muzikore. Kushdo prej nesh ka disa melodi të preferuara, por në Shqipëri, unë gjeta atë kryeveprën, atë melodinë që të bën më shumë për vete. Suveniret dhe kujtimet rikthejnë në kujtesën time ato momente të mrekullueshme. Sidoqoftë, kujtimi më I madh që kam marrë nga Shqipëria gjendet brenda në zemrën time.
Sokol Balla – Mos ndoshta ky afeksion I juaj lidhet me faktin që në Shqipëri dhe mbase edhe në Kosovë, ambasadorëve amerikanë u jepet mbase pak më shumë rëndësi nga sa duhet?
John Withers – Kjo është një pyetje e vështirë për të dhënë një përgjigje. Ajo që mund të them është se u trajtova shumë mirë nga të gjithë personat në Shqipëri, ato të larta dhe të ulta, të pasur dhe të varfër, pushtetarë dhe njerëz të zakonshëm. Mbase fakti që isha ambasador më ndihmoi në formimin e këtij raporti, por ama çdo amerikan trajtohet mirë në vendin tuaj. Arsyeja e dytë lidhet me faktin se edhe tani që nuk jam më ambasador, takoj shqiptarë gjithandej dhe më kujton mikpritjen dhe bujarinë e tyre. Edhe në këtë fshat të vogël këtu në Merilend, ku jetoj, takoj shqiptarë gjithandej. Në një rast, isha në një dyqan dhe po shkoja të blija djathë dhe mish, I veshur në mënyrë civile dhe nuk kishte shumë njerëz në dyqan. Papritur, të gjithë dëgjuam një zhurmë të madhe, pasi dikush po vraponte me shpejtësi. Një burrë erdhi tek unë dhe më tha që e dinte se isha unë sepse më njohu nga zëri. Më njohu nga zëri. Një herë tek mjeku mu afruan disa shqiptarë, por tani, përtej kësaj, arrij të filloj dhe unë të dalloj shqiptarë nga mënyra se si ecin dhe flasin. Edhe në Paris e Londër, kam arritur të takoj shqiptarë dhe të flas me ta, edhe pse në këto dy qytete isha vetëm një turist.
Sokol Balla – Megjithatë, është fakt që ju jeni bërë I njohur falë funksionit tuaj. Përtej këtij raporti të veçantë, vlerësimet e shqiptarëve për atë që keni bërë gjatë mbajtjes së detyrës, kanë qenë pozitive apo kritike?
John Withers – Nuk kam pasur kurrë një kritikë të vetme, madje as në takimet e shqiptaro-amerikanëve këtu në SHBA. Në një takim të tillë më kërkuan që të mbaja fjalimin kryesor dhe gjatë të gjithë mbrëmjes vetëm shtrëngoja duar, e shumë më falenderuan për atë që kam bërë për vendin e tyre.
Sokol Balla – Ajo që ju bëtë për Shqipërinë dhe demokracinë e saj, a mos vallë shkoi përtej asaj që ju duhet të bënit si ambasador I Shteteve të Bashkuara?
John Withers – Nuk e mendoj kështu. Një ambasador amerikan është një nder dhe një privilegj I madh sepse ju jeni ai përson që përfaqësoni Presidentin dhe unë I kam shërbyer dy Presidentëve, John Bush dhe Barack Obama. Vihesh përpara përgjegjësisë që të përfaqësosh autoritetin e vendit tënd, por mbi të gjitha që të përfaqësosh ato parime mbi të cilat vendi ynë është ndërtuar, mbi ato vlera që SHBA mbart. Kuptohet, kjo mund të jetë më e lehtë apo më e vështirë në raport me vendin ku ndodhesh, por në Shqipëri kur e bën këtë dhe nëse arrin të kuptohesh nga shqiptarët, arrin të shpërblehesh me një ngrohtësi që rrallë e gjen diku tjetër.
Sokol Balla – Megjithatë, edhe në një vend si Shqipëria, që siç thatë edhe ju ndan vlera të njëjta me popullin amerikan, nuk kanë munguar kritikat, madje edhe të ashpra në vitet e fundit, ndaj ambasadorëve amerikanë. Konkretisht ndaj jush dhe pasuesit tuaj, Zotit Arvizu.
John Withers – Kjo ndodh sepse planeti është një vend real dhe jo ideal. Shpesh herë, sjellja dhe politikat që kërkon të sjellësh si ambasador, nuk bashkohen me pikëpamjet e politikat e qeverisë vendase. Është detyra e një ambasadori që të bëjë të ditur pikëpamjet e vendit të tij. Ndonjëherë ato nuk mirëpriten dhe shumë nga gjërat që kam thënë në Shqipëri nuk janë mirëpritur nga një numër I caktuar njerëzish, por nga ana tjetër janë mirëpritur tek shumë persona të tjerë dhe kjo është detyra e diplomacisë. Diplomacia nuk është një konkurs për të fituar miqësi apo popullaritet. Shërben edhe për këtë, por qëllimi I vërtetë është që të bindë dhe t’i tregojë njerëzve se çfarë është më e mira. Shpesh herë kjo do të thotë se duhet të flasësh hapur dhe ndershmërisht, edhe pse në vend mund të ketë njerëz që nuk I pëlqen të dëgjojnë se çfarë ke për të thënë.
Sokol Balla – Në intervistën e fundit përpara largimit nga Shqipëria, ju shprehet të shqetësuar për gjendjen e gjyqësorit, demokracisë, korrupsionit. Që nga ajo kohë kur keni folur, vlerësimet ndërkombëtare kanë treguar përkeqësim. Kjo ju jep të drejtë, por a jeni i lumtur për këtë?
John Withers – Nuk mendoj se dikush që e njeh Shqipërinë dhe e do këtë do të kënaqej nga zhvillimet e fundit. Tashmë si një vëzhgues në distancë, duke parë atë që është duke ndodhur tani, unë mendoj se frika për atë që do të ndodhte me institucionet e pavarura demokratike, ndodhi. Presioni që atëherë ishte I dukshëm, ndërsa tani, duke parë edhe zgjedhjen e presidentit me një votë njëpartiake, është përkeqësuar dukshëm. Me këtë dua të them që e njoh Presidentin (Bujar Nishanin) qe nga koha kur ai ishte ministër dhe e respektoj shumë si një burrë kurajoz, siç demonstroi në mënyrën se si mposhti sëmundjen e tij. Por, nuk po merrem këtu me rolin e Bujar Nishanit si njeri, por me rolin e tij dhe ai është, siç premtoi kryeministri disa muaj më parë, një besnik I Partisë Demokratike. Nuk është gjë e keqe ti besosh një partie, por në klimën ku ndodhet sot Shqipëria, a do të dëshmojë aftësi për të kundërshtuar kryeministrin zoti Nishani në ato raste kur do të nevojitet diçka e tillë? Jam shumë skeptik se ai mund ta bëjë diçka të tillë, duke parë edhe politikanë të tjerë shqiptarë, që kur kryeministri flet, ata vetëm e ndjekin pas. E kam të lehtë t’iu them shumë emra që futen në këtë kategori, ata që ne e quajmë “Yes Man”, njeriu “lepe peqe” për gjithçka.
Sokol Balla – Pra, ju po thoni se zoti Nishani nuk mund të bëjë si duhet detyrën e tij? Pra ai nuk mund të ngrihet dhe të kundërshtojë kryeministrin kur kjo do të jetë e nevojshme?
John Withers – Unë nuk mund të parashikoj të ardhmen më mirë se një njeri I zakonshëm, por ai duhet të provojë gabim spekticizmin tim në rolin e tij në raport me kryeministrin. Tashmë kemi një kryeministër dhe ish-Presidentin Topi që kërkonte të vendoste njerëz të mirë në krye të gjykatave. Tashmë pyetja është se a do të mund që Nishani të zgjedhë personat e duhur dhe t’i rezistojë takeve të PD-së. I njëjti diskutim do të vlente edhe për Lulzim Bashën dhe shumë të tjerë. Ne e dimë rrezikon e politizimit të gjykatave. Si mund të jenë ato të pavarura nëse do t’i jenë besnike një krahu të caktuar?
Sokol Balla – Ku po shkon kjo situatë?
John Withers – Për momentin kemi momente sa interesante aq edhe ironike në politikën shqiptare. Partitë politike po përpiqen të heqin imunitetin e zyrtarëve të lartë dhe unë jam një mbështetës I fuqishëm I kësaj dhe e kam kërkuar që kur isha ambasador. Pavarësisht kësaj, vjen ajo që unë e përshkruaj si një rrezik. Në përputhje që heqja e imunitetit të ketë me të vërtetë vlerë, duhet që gjykatat të jenë tërësisht të pavarura nga çdo parti apo palë, duhen domosdoshmërisht që ato të flasin me fjalën e ligjit, ndryshe gjykatat kthehen në një armë që përdoren si një armë në dorë të Shqipërisë. Kryeministri Berisha, në një prononcim të disa ditëve më parë, akuzonte Partinë Socialiste për mosaprovimin e heqjes së imunitetit në datën 6 gusht dhe duke bërë këtë thonte se të gjithë deputetët socialistë janë milionerë. Mos vallë është kjo përse kryeministri kërkon heqjen e imuniteteve, që të sulmojë deputetët e opozitës? Pyetja ime ndaj tij është se përse nuk kemi pasur një luftë madhore kundër korrupsionit në këto shtatë vite që ai ka qenë kryeministër? Është e vërtetë që mund të ketë funksionarë që mbulohen nga imuniteti, por ka shumë të dyshuar të tjerë për korrupsion që nuk kanë imunitet dhe mund të ishin spastruar. Cila është arsyeja që kjo nuk është bërë dhe a është I gatshëm kryeministri që të dënojë të korruptuarit brenda partisë së tij apo vetëm ata të Partisë Socialiste. Për mua është e qartë që Shqipëria duhet të çlirojë veten nga korrupsioni në mënyrë më urgjente dhe më të shpejtë që të jetë e mundur.
VAZHDON...