E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Skam bërë politikë personale, kam përfaqësuar Presidentin e SHBA-së

Në një letër të hapur për shqiptarët, dërguar Top Channel-it, John Withers, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, ka komentuar rreth kabllogramëve të ambasadës që publikoi WikiLeaks dhe u është përgjigjur akuzave që i ka bërë Berisha atij personalisht. Withers e quan publikimin e kabllogramëve të dëmshëm për diplomacinë amerikane, por nuk e përgënjeshtron autenticitetin e tyre. Në lidhje me akuzën që Berisha bëri ndaj tij se, pas përfshirjes së amabsadës amerikane në çështjen Diveroli, ambasadori pati një qëndrim personal armiqësor ndaj qeverisë, ish-ambasadori Withers, pa iu referuar akuzës drejtpërdrejt, bën të qartë se ambasadorët amerikanë përfaqsojnë personalisht Presidentin e SHBA-së, dhe në asnjë rast nuk bëjnë politikën e tyre personale.

“Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamenti të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks. Ka patur vazhdimisht spekullime lidhur me këto kabllograme dhe për fat të keq një pjesë e madhe e spekullimeve kanë qenë corientuese dhe të pasakta.Tani ju shkruaj me shpresën për të qartësuar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar.Një gjë e tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që sic e dini beson tek e vertëta”, shkruan Withers.

Ndonëse në pension dhe duke i qëndruar besnik qëndrimit të Departamentit të Shtetit për fenomenin Wikileaks, Withers pranon vertetesine e brendise se asaj cfare eshte zbuluar permes kabllogrameve dhe shpjegon deri menyren e hartimit te tyre.

“Si një ish-diplomat, po aq sa edhe qytetar i vendit jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks. Aftësia e diplomatëve, për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin, është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij. Informacioni ynë, përfshi edhe ai mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë tepër e gjerë burimesh, përfshi edhe nivelet më të larta të qeverisjes”, thekson më tej Withers.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›