E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers Themi vetem te verteten


Ish-ambasadori amerikan John Withers përmes Top Channel u është drejtuar shqiptarëve duke komentuar cështjen e Wikileaks, kabllogramet dhe raportimet e tij për Shqipërinë, ato për kryeministrin Sali Berisha, Gërdecin, rrugën Durrës – Kukës, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, problematikën e demokracisë shqiptare, Edi Ramën dhe zgjedhjet.

Zoti Withers, në një letër të hapur një vit pas largimit nga Shqipëria, ku shërbeu për 3 vjet, rikthen në vemendje sërish cështjet që bënë bujë në Shqipëri, jo vetëm në periudhën kur ato ndodhën, por edhe pak javë më parë, kur publiku u njoh gjerësisht me atë që mendonte Ambasada Amerikane për ngjarjet dhe personazhet kryesore.

"Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamenti të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Informacioni ynë, përfshi edhe ai mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë tepër e gjerë burimesh, përfshi edhe nivelet më të larta të qeverisjes

John Withers
Ish-ambasadori amerikan ne Tirane Wikileaks. Ka patur vazhdimisht spekullime lidhur me këto kabllograme dhe për fat të keq një pjesë e madhe e spekullimeve kanë qenë corientuese dhe të pasakta.Tani ju shkruaj me shpresën për të qartësuar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar.Një gjë të tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që sic e dini beson tek e vertëta", shkruan Withers.

Ndonëse në pension dhe duke i qëndruar besnik qëndrimit të Departamentit të Shtetit për fenomenin Wikileaks, Withers pranon vertetesine e brendise se asaj cfare eshte zbuluar permes kabllogrameve dhe shpjegon deri menyren e hartimit te tyre.

"Si një ish-diplomat, po aq sa edhe qytetar i vendit jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks. Aftësia e diplomatëve, për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin, është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij. Informacioni ynë, përfshi edhe ai mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë tepër e gjerë burimesh, përfshi edhe nivelet më të larta të qeverisjes", thekson më tej Withers.

Le ta ndjekim të plotë letrën e zotit Withers:

Të dashur miq, ka kaluar tashmë 1 vit që kur u largova nga shqipëria. Jeni ende në mendjen dhe kujtimet e mia për dashamirësinë e madhe që më keni dhënë dhe për përvojat e pasura që kemi bashkëndarë. Një pjesë e imja do qëndrojë gjithmonë në Shqipëri.

Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamentit të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks.

Ka pasur vazhdimisht spekulime lidhur me këto kabllograme; dhe, për fat të keq, një pjesë e madhe e këtyre spekulimeve ka qenë corientuese dhe e pasaktë.

Tani, ju shkruaj me shpresën për të sqaruar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar. Një gjë të tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që, sic e dini, beson tek e vërteta.

Edhe përpara se të largohesha ka pasur sugjerime se unë paskam pasur një “axhendë personale” gjatë qëndrimit tim në Shqipëri.

Eprorët e mi i kanë quajtur këto pohime si të gënjeshtërta dhe i kanë refuzuar ato kategorikisht në një komunikim zyrtar, i cili më pas u bë publik, me nivelet më të larta të qeverisë tuaj. I njëjti pretendim ka lindur sërish. Dhe prapë mbetet i pavërtetë.

Ironikisht, asgjë nuk e provon këtë më qartë se sa vetë zbulimet e Wikileaks. Në mënyrë të pakundërshtueshme, ato tregojnë drejtpeshimin, paanshmërinë dhe objektivitetin e raportimit të ambasadës për Shqipërinë gjatë punës time atje.

Të gjitha partitë, personazhet dhe veprimet politike i nënshtroheshin të njëjtit shqyrtim dhe ciltërsi. As edhe një vëzhgues i paanshëm nuk do të mund të arrinte në një përfundim të ndryshëm.

Në fakt, raportimi nga ambasada jonë në Tiranë jo vetëm ka përmbushur standartet më të larta të Departamentit të Shtetit – kabllogramet tona merrnin vazhdimisht lëvdata në Uashington – por edhe ka qenë tërësisht në përputhje me të gjitha ambasadat anembanë botës.

Edhe ambasadat e tjera, ashtu si ne, ofronin vlerësime të sinqerta të njerëzve dhe rrethanave në fushat e tyre të përgjegjësive.

Sado trazuese apo të sikletshme mund të jenë ato vlerësime për ndokënd, e vërteta është se asnjë ambasadë amerikane apo ambasador amerikan nuk ka kurrfarë “axhendë private”.

Ne jemi përfaqësuesit personalë të presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe i përkushtohemi vetëm shërbimit për interesat e popullit amerikan.

Shqip dhe shkoqur, axhenda jonë është axhenda e tyre. Cilido që sugjeron ndryshe nuk dëmton dhe aq një individ si unë, por pikërisht postin e shquar që aq shumë amerikanë të zotë kanë pasur privilegjin të mbajnë, si dhe dëmton edhe më tej ata që na e kanë besuar neve atë post.

Si një ish-diplomat po aq sa qytetar i vendit tim, jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks. Aftësia e diplomatëve për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij.

Informacioni ynë, përfshirë atë mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë e gjerë burimesh, përfshirë edhe nivelet më të larta të qeverisjes.

Cfarëdo veprimi që cënon aftësinë e një diplomati për të bashkëndarë informacion në këtë mënyrë apo për të punuar me diplomatë të tjerë për të mirën e përbashkët, është një veprim i dënueshëm.

Prandaj, teksa i lexoni materiale të tilla, sado të njollosura, ju nxis të mos hutoheni nga pohimet e ndryshme sensacionale, por në vend të kësaj të ngulni sytë në një fakt thelbësor dhe të pakundërshtueshëm që gjendet aty:

AMBASADAT AMERIKANE thonë të vërtetën. Ky është dhe do të jetë parimi më i parë dhe më i lartë i diplomacisë amerikane.

Sado i keq të jetë lajmi apo sado e sikletshme të jetë një rrethanë, një ambasadë amerikane raporton të vërtetën, edhe për një aleat të ngushtë si Shqipëria.

Nëse zgjedhjet janë të dyshimta, ne e themi këtë. Nëse autoritetet qeveritare kërcënojnë pavarësinë e institucioneve demokratike të vendit dhe mediat, ne e themi këtë. Nëse besnikëria partiake pengon qeverisjen e vendit; nëse korrupsioni i kudogjendur minon zhvillimin e mirëfilltë ekonomik; nëse përparësia e udhëheqësve është të rendin me këmbëngulje drejt pushtetit, në vend që të rendin për t’i shërbyer popullit, ne e themi këtë. Dhe nëse parimet universale të demokracisë lihen mënjanë dhe vetë demokracia bën prapa, ne e themi këtë dhe do vazhdojmë ta themi derisa të fillojë përparimi i vërtetë.

Kjo është detyra parësore e një diplomati amerikan dhe një detyrë e tillë do të përmbushet patjetër. Unë nuk jam më në shërbim të qeverisë, por një gjë e di: mund t’i besoni ambasadës amerikane.

Mund të mos ju pëlqejë cdo gjë që ajo thotë, por mund të keni besim që diplomatët tanë bëjnë cdo përpjekje për të arritur standartet më të larta të ndershmërisë dhe objektivitetit.

Nuk ka material që rrjedh nga Wikileaks; nuk ka editorial, sado pasionant; nuk ka shfrime, sado të cjerra, që mund ta ndryshojë këtë.

Në mbyllje, më lejoni t’ju uroj, miqtë e mi shqiptarë, gjithë sukseset dhe lumturinë e mundshme. Jeni një popull i vecantë dhe vendi juaj është një vend i vecantë.

Ruaj admirim të madh për talentin tuaj të jashtëzakonshëm dhe kam shpresat më të larta të mundshme për të ardhmen tuaj. Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta.

Miku juaj, John L. Withers II.
Wikileaks
SHBA, presion Tiranës për Iranin
“SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
“Berisha ka frikë nga Gërdeci”

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Withers, tre vitet e ambasadorit
John Withers ishte ambasadori i dymbëdhjetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitet '20. Sot cuditërisht në faqen e ambasadës nuk ka asnjë informacion për të. Hand: Shqipëria mund të bënte më shumë
Njëzetë vjet pas rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë, një prej anëtarëve të delegacionit të parë zyrtar nga Shtetet e Bashkuara që shkoi në Shqipëri në prag të vendosjes së marrëdhënieve, dhe që ka vëzhguar më pas pothuajse gjithë zgjedhjet në Shqipëri, thotë se vendi ka bërë përparime shumë të mëdha, por mundësitë i ka patur për shumë më tepër. Trojka: Pakti, pikënisje për dialog
Ambasadorët e SHBA, OSBE dhe ai i BE kanë mbështetur paktin e ofruar nga opozita si një pikënisje për një dialog konstruktiv me qeverinë. Korce, vllehët e pakënaqur: U deklaruam grekë
Pjestare te komunitetit vlleh ne Korcë tregojne se kane kerkuar fotokopje te deklarimeve te tyre per censusin per te vertetuar se jane deklaruar greke. Disa prej tyre shprehin edhe pakenaqesine qe keto dokumenta nuk u jane dhene. Asnjë arsye për të dalë në debat
Blendi Salaj - Ftesa e Edi Ramës për një debat publik me Kryeministrin ka gjasa të forta të mbetet vetëm kaq, një ftesë.

Lajmet kryesore

Hand: Shqipëria mund të bënte më shumë
“E kaluara s’mund të përdoret më si justifikim”
Trojka: Pakti, pikënisje për dialog
Hetim gjykimit të Bares
Hetim gjykimit të Bares

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›