Withers: Tregti me kandidaturat në Gjykatën e Lartë

Referuar vendimit të gjashtë kandidaturave në korrik të vitit 2008, Withers thekson se ky votim uli tensionin midis kryeministrit dhe presidentit, por ai ironizon duke thënë se ky votim erdhi pas raundesh të tëra sikur të ishte bërë një tregti kuajsh.
“Parlamenti miratoi me qetësi më datë 28 korrik (2008), të gjashta kandidaturat e Presidentit Topi për në Gjykatën e Lartë, së bashku me propozimet e kryeministrit për ndryshime në qeveri. Miratimi i këtyre kandidaturave për në Gjykatën e Lartë shënoi edhe një ulje tensioni midis Kryeministrit dhe Presidentit, por erdhi pas rangjesh tregtie kuajsh të gjallë mes Berishës dhe Topit. Parlamenti mbylli sesionin më 28 korrik me miratimin e gjashtë të propozuarve nga presidenti Topi për në Gjykatën e Lartë. Miratimi erdhi pasi kryeministri Berisha udhëzoi deputetët e PD-së për të miratuar kandidaturat. Miratimi i kandidaturave mbuloi edhe luftën disamujore mes kryeministrit dhe presidentit mbi kandidatë për në Gjykatën e Lartë. Në këmbim thuhet se presidenti ra dakord me ndryshimet e kërkuara nga Berisha në qeveri, së bashku me kandidatin e tij ministër i Mbrojtjes. Topi gjithashtu ra dakord të caktojë anëtar të KLD-së një ish-avokat të Berishës”, shkruan Withers në kabllogramin e tij dërguar Departamentit amerikan të Shtetit.
Më tej, ai shkruan se jo çdo gjë u arrit brenda Kuvendit, duke cituar edhe shkrime gazetash. “Megjithatë, sesioni parlamentar nuk i dha fund një pjese të dramës. Sipas një thashethemi, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, do të paraqiste një kërkesë për arrestimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Mediu, por Byroja e Kuvendit papritmas tha se data 28 korrik do të jetë dita e fundit e sesionit. Miratimi nga Parlamenti i anëtarëve të Gjykatës së Lartë solli një fund të mirëpritur të grindjeve mes presidentit dhe PD-së. ajo shënoi edhe fillimin e pushimeve të muajit gusht të Parlamentit, duke i dhënë kohën klasës politike shqiptare për të pushuar dhe për t’iu drejtuar plazheve para se të premtonin diçka tjetër për sesionin. Në fund, edhe Presidentit, edhe Kryeministri mund të pretendojnë fitoren që pretendojnë të dyja palët, por jo të gjitha për atë që ata donin jashtë Parlamentit”, citon “Panorama”, kabllogramin e Withers. /Start/
2011-08-29 08:40