Shkodër, parandalohet vrasja për hasmëri

Gjatë një operacioni orët e vona të pasdites së shkuar, policia arrestoi në flagrancë shtetasin Gjovalin Vuksani, 20-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Nënmavriq, Komuna Shalë, Shkodër.
Ky shtetas u arrestua pasi nga hetimet e kryera dyshohet se kishte siguruar mjetet e krimit dhe po përgatitej të kryente një vrasje, kundrejt një prej pjesëtarëve të familjes Tonaj, banor të po kësaj Komune, me të cilët familja e Vuksanaj, është në hasmëri.
Menjëherë nga shërbimet policore të Drejtorisë së Policisë Shkodër, u organizuar puna për parandalimin e krimit dhe neutralizimin e autorit, të cilit në momentin e kapjes, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri model 56, së bashku me 3 fishekë në të si dhe një fishek në fole. /S.Ll/Start/
2011-08-29 08:55