E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë/ Vetëvritet nga depresioni polici i burgut

Vret veten polici i burgut të Zaharisë në Krujë. Arjan Merlika 30 vjeç, ka qëlluar vetën me armën e shërbimit. Familjarët e kanë dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës. Edhe pse i është dhënë ndihma e shpejtë nga mjekët e këtij spitali, gardiani nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në kokë. Ndërkohë, sipas policisë së Krujës nga hetimet paraprake rezulton se shkaku që ka çuar 30-vjeçarin në vetëflijim është depresioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›