E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Zgjedhjet e 2009-es, jetike per Shqiperine

Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers i konsideroi si “jetike” zgjedhjet e vitit 2009 per Shqiperine.

Duke paralajmeruar nje anetaresim te mundshem ne NATO, diplomati amerikan tha se Shqiperia do te votoje si pjese e nje komuniteti te madh demokratik, ndaj dhe politika duhet te demonstroje pjekuri.

“Keto zgjedhje do te jene me rendesi jetike per Shqiperine, do te jete momenti kur Shqiperia do te votoje si pjese e nje Aleance te re, duke rrezuar ato pengesa te izolimit qe kane penguar vendin ne te shkuaren. Prandaj eshte jetesore qe keto zgjedhje te shkojne si duhet”, ka pohuar Withers.

Ai verejti se duhet punuar per te siguruar sa me pare nje regjistrim rigoroz te votuesve dhe garantimin e votes se lire.

“Duhet qe informaliteti qe ka prekur zgjedhjet ne te shkuaren te eleminohet. Une i kam bere dhe vazhdoj t’i bej thirrje te gjitha forcave qe te punojne shume ne menyre qe keto te jene zgjedhjet me te mira qe Shqiperia ka mbajtur ndonjehere”, ka shtuar diplomati amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›