Zhdukja e Hoxhes, deshmitar edhe Klosi

Qe te dy kane kundershtuar deklaratat dhene ne prokurori vite me pare per dy operacionet e SHIK-ut, ate te shoqerimit te Ziso Kristopullit dhe te vezhgimit te Remzi Hoxhes.
Pavaresisht se ata i thane gjykates se kishin qene vetem shofera dhe se s’kishin dijeni per punet e shefave te tyre, gjykata vleresoi te marre parasysh deshmite e dhena vite me pare.
Ishte ne gjykate edhe vajza e Ziso Kristopullit, Ala Kristopulli, e cila rrefeu se ne c’ gjendje shendetesore e kishte takuar te atin, pasi ky u kishte shpetuar torturave ne bazen e SHIK-ut ne Vain te Lezhes.
Nderkaq, prokurori i Krimeve te Renda, Xhevat Hana lexoi listen e deshmitareve te tjere qe cilesohen vip per procesin, sic eshte Fatos Klosi, por edhe emri i ish-shefit te SHIK-ut Bashkim Gazidede, i cili nderroi jete nje jave me pare pas nje semundjeje te rende.
Burimet thane se per Gazideden do te paraqitet para gjykatesve certifikata e vdekjes, si dhe do te lexohen deshmite e tij dhene prokurorise per rrembimin e trefishte me pasoje zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.