E Diel, 1 Nëntor 2026

Withers takim me fëmijë në Bibliotekën Kombëtare

Besoni në ëndrrat tuaja dhe asnjëherë mos hiqni dorë ,kështu ato do tiu bëhen realitet. Kjo ka qënë këshilla që ambasadori amerikan John Withers iu ka bërë fëmijëve të shkollës "Lidhja e Prizrenit" në një takim në ambientet e Bibliotekës Kombëtare . Fëmijët recituan poezi për ambasadorin dhe më pas, të gjithë së bashku, panë dy filma të animuar mbi jetën e dy figurave të shquara të muzikës Jazz, Duke Ellington dhe Ella Fitzgerald. Pas shfaqjes së filmave, ambasadori komentoi filmat me fëmijët si dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre të ndryshme, që kishin të bënin që nga filmat që u shfaqen deri tek kurioziteti i tyre mbi Amerikën dhe ambasadorin vetë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›