Wolfarth: Policia punë të shkëlqyer në zgjedhje

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, vlerësoi kontributin e madh të dhënë ndër vite për Policinë e Shtetit nga OSBE dhe në veçanti nga z. Klaas Los, në rritjen e profesionalizmit të punonjësve të policisë shqiptare.
Kreu i Rendit vlerësoi punën e policisë gjatë ditës së zgjedhjeve. “Ditët e fundit patëm një shembull ekselent ku Shqipëria kishte një nga evenimentet e saj të rëndësishme publike siç janë zgjedhjet. Gjatë këtyre ditëve Policia e Shtetit ka treguar një seriozitet dhe profesionalizëm për të përmbushur detyrimet e saj ligjore. Jemi plotësisht të vetëdijshëm që përtej vullnetit të të gjithë individëve, anëtarë të kësaj organizate, ka shërbyer në këtë arritje ndihma, asistenca, partneriteti, bashkëpunimi i gjithë partnerëve tanë, të cilët prej kohësh asistojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit në Shqipëri.”, theksoi Nishani.
Ndërsa Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wolfarth, vlerësoi angazhimin e Policisë së Shtetit në këtë proces. “Policia e Shtetit ka bërë një punë të shkëlqyer duke siguruar procesin e numërimit, një shërbim shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe për vetë demokracinë”, ka theksuar Wolfarth.
Ndërkohë, kreu i policisë Hysni Burgaj, theksoi se policia ka zbatuar me korrektësi ligjin në zgjedhje. “Deri në këto momente Policia e Shtetit ka qenë gjatë gjithë kohës në zbatim të ligjit me korrektësinë më të madhe. Nuk ka asnjë rast denoncimi për asnjë punonjës të Policisë së Shtetit që të ketë shkelur ligjin”, theksoi ai. /S.Lleshi/Start/
2011-05-13 17:43