E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfsburg shkarkon Magathin

Felix Magath nuk do të jetë më trajneri i Wolfsburgut, ka njoftuar klubi gjerman në një komunikatë.

Shkarkimi i trajnerit që udhëhoqi klubin drejt titullit kampion të Bundesligës në sezonin 2008-09, erdhi pas fillimit tejet të dobët të kampionatit, me klubin që gjendet në vendin e fundit, me vetëm pesë pikë në tetë javë kampionat.

Magath, i cili ka fituar Bundesligën edhe dy herë të tjera me Bayernin në vitet 2005 dhe 2006, humbet gjithashtu edhe funksionin e drejtorit teknik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›