Banac: ‘Shteti brenda shtetit’ legjitimon ndarjen e Kosovës

“Veriu duhet të integrohet-natyrisht pa e dëmtuar interesin e serbëve në veri dhe kudo në Kosovë. Por, këto aspirata nuk mund flasin për ‘një shtet brenda një shteti’. Nëse projekti për veriun, të cilin e propozon Bashkimi Evropian, i përngjan statusit të Republika Srpskas në Bosnjë, më duhet të shprehën tërësisht kundër kësaj ideje”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ligjëruesi në Universitetin Yale, Ivo Banac.
"Ajo që ka bërë statusi në fjalë është legjitimimi i ndarjes në një shtet të njohur ndërkombëtarisht. Nëse bashkësia ndërkombëtare e dëshiron këtë për Kosovën nuk mund të flitet aspak për zgjidhje. Me këtë vetëm se do të mbështetej politika, të cilën dëshiron ta zbatojë Serbia në Kosovë e kjo është që të hiqet veriu nga Kosova dhe të bëhet pjesë e Serbisë", tha ai.