Wollfarth: Vendimi i Kolegjit për fletët e kontestuara, i drejtë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth e ka cilësuar si të drejtë vendimin e dhënë nga Kolegji zgjedhor për rinumërimin e të gjitha fletëve të kontestuara. Duke folur nga qyteti i Korçës, ambasadori Wollfarth theksoi se vendimi i Kolegjit është mjaft i mirë pasi sipas tij do të trajtohen njëlloj të gjitha fletët e hedhura në kutitë e gabuara.
Sipas tij ky vendim do të rishqyrtonte në mënyrë të barabartë të votave për të dy kandidatët si dhe do t`i shqyrtonte në mnëyrë të një trajtshme të gjitha votat e qytetarëve për të parë vendimin e tyre.
Ndërkohë mbërmjen e djeshme Kolegji Zgjedhor mori vendimin në të cilin urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të numërojë të gjitha votat e kontestuara në të gjitha kutitë e votimit, për kryetarin e bashkisë, këshillin e bashkisë por edhe të minibashkive.
Mbi bazën e këtij vendimi do të hapen të gjitha kutitë ku ka shënime nga ana e komisionerëve për fletë të kontestuara dhe rezultati i tyre do t`i bashkangjitet rezultatit të deritanishëm që ka Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.