E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia sot provimi i radhes ne BE

Takimi i sotëm në Parlamentin Europian, me një grup deputetësh shqiptarë, do të jetë i treti gjatë kësaj legjislature, në parlamentin e vendeve anëtare të BE-së.

Ky takim merr një rëndësi të vecantë për vetë momentin kur zhvillohet dhe situatën politike pas zgjedhjeve të 8 Majit.

Dy takimet e mëparshmë dështuan të prodhonin një deklaratë të përbashket për Shqipërine. Zyra e shtypit pranë Parlamentit e quajti këtë takim si të radhës, duke mos dhënë detajet e axhendës.

Por, sipas korrespondentes së Top Channel në Bruksel, Arta Tozaj, tema kryesore e bisedimeve në këtë takim ndërparlamentar do të jenë 12 prioritetet e Bashkimit Europiane për integrimin e Shqipërisë.

Delegacioni i parlamentarëve shqiptarë përbëhet nga 7 deputetë nga e majta dhe po aq nga e djathta, të cilët së bashku kanë udhëtuar mesditën e djeshme drejt Brukselit.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›