E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Zgjedhje të lira dhe të ndershme

Në datën 8 maj duhet të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita nuk duhet të mungojë në komisionet zgjedhore.

Ky ka qenë mesazhi i ambasadorit te OSBE-së Eugen Wollfarth në të cilën ia ka drejtuar partive politike nga Elbasani.

Ambasadori i OSBE-së ka nënvizuar domosdoshmërinë që faktorët politikë shqiptarë të mos humbin kohë të përgatisin së bashku zgjedhjet vendore.

Wollfarth deklaroi se askush nuk duhet të ketë iluzione për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›