Wollfarth vizitë tek Birra Korça: Shembull investimi
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth gjatë një vizite në ambjentet e Birrës Korça, ku u prit nga presidenti i IHB Group, Irfan Hysenbelliu, tha se kjo kompani është një shembull investimi në vend, dhe se kjo është rruga që duhet ndjekur.
Ambasadori vlerësoi cilësinë e lartë të birrës dhe të prodhimit, ndërsa shtoi se kombinimi mes punës dhe njohurive e bën këtë birrë konkuruese.
Nga ana e tij, presidenti i Birrës Korça, Hysenbelliu njoftoi se së shpejti do të organizojë një tryezë të përbashkët me pjesëmarrjen e bizneseve dhe ambasadorëve në Shqipëri.