Wollfarth:Edukimi, thelbësor për qytetarinë aktive
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ka shprehur domosdoshmëri për reformën e kurrikulës së edukatës qytetare, në mënyrë që ajo të jetë sa efektive për të rinjtë, aq edhe argëtuese.Në një takim me nxënësit e klasave të nënta dhe të dhjeta të ardhur nga Vlora, Kukësi dhe Tirana, Wollfarth theksoi se ndërtimi i së ardhmes ka nevojë për qytetarë aktivë dhe arsimimi luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.
"Sot instiucionet më të larta të shtetit do të kumbojnë nga zërat e rinj të nxënësve të shkollave.Shqipëria ka demokraci të re dhe ka popullsi të re dhe që të dyja do të kontribuojnë në zhvillimin e të ardhmes. Edukimi është thelbësor në ndërtimin e një qytetarie aktive” theksoi Wollfarth ndërsa ofroi mbështetjen e OSBE-së për përditësimin e kurrikulës qytetare.
Nga ana e tij ministri Myqerem Tafaj ka theksuar se reforma në kurrikula ka nevojë për ekspertizë të huaj, për ato lëndë për të cilat eksperienca shqiptare është e kufizuar.
Rreth pesëdhjetë nxënës të klasave të nënta dhe të dhjeta nga Vlora, Kukësi dhe Tirana do të priten sot edhe nga presidenti Topi, kryeministri berisha, kryeparlamentarja Topalli dhe me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Veprimtaria zhvillohet në kuadrin e projektit të Prezencës "Ndertimi i një qytetarie aktive në Shqipëri", i cili synon të promovojë qytetarinë aktive nëpërmjet sistemit arsimor.