Olldashi: 4.3 miliardë lekë për ujësjellës-kanalizime
Tiranë- Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë organizoi sot konferencën me temë Ujë dhe kanalizime për qytëtarët:Përgjigje ndaj zhvillimit urban. I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe ministri i MPPT-së Sokol Olldashi, i cili në fjalën e tij u shpreh se së shpejti do të fillojnë kanalizimet për Tiranën e Madhe.
Vitin e ardhshëm do të fillojnë kanalizimet e Tiranës së Madhe , projekt për të cilin tashmë ka filluar procedura e prokurimit, me vlerë 100 milion $ , financimi qeverisë Japoneze- u shpreh ministri i punëve publike dhe transportit.
Duke ju referuar fushës së ujësjellës kanalizimeve ministri Olldashi deklaroi se ndërrmarja po bën hapa të mëdhenj dhe cilësor. Madje ajo është në bisedime me METEN për blerjen e një hidrocentrali në mënyrë që të ulë kostot e veta operative. Tirana përveçse një ndërrmarrje që menaxhohet mirë ka filluar të bëj hapa të mëdhenj, cilësor dhe të papritur edhe për ne. Së fundmi, kjo ndërrmarje po negocion me Ministrinë e Ekonomisë për të blerë blerë hidrocentralin e Lana Bregasit, në mënyrë që të uli kostot e veta operative. Pra një ndërrmarrje që menaxhohet mirë, krijon të ardhura dhe ndërmerrë masa për të rritur investimin e vet kapital në mënyrë që të uli koston e vet të prodhimit- u shpreh ministri Olldashi.
Sipas tij janë bërë shumë investime në këtë sektor, të cilat do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.
Në këto moment që flasin janë 4.3 milardë lekë investime në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë territorrin e Shqipërisë, të cilat i shërbejnë një popullate që mbulon pothuajse 60 % te qytetarëve shqiptarë, dhe ne do të vazhdojmë të mbajmë të njëjtat ritme edhe ne vitet pasardhëse.
Përsa i përket menaxhimit të këtij sektori ministri Sokol Olldashi nënvizoi rolin që i takon të marrin përsipër njësive lokale
Megjithëse perfomanca është negative, megjithëse kuadri ligjor dhe administrativ i detyron njësitë e qeverisjes vendore të marrin në dorë drejtimin e ndërrmarrjes përmes vlerësimit të performancës së drejtorit, dhe të marrin masa kur kjo nuk është e mire, përsëri ato nuk veprojnë, duke sjellë një ndikim negative në menaxhimin e këtij sektori- u shpreh ministri Olldashi.
Shkrime të tjera me interes: