Woods dhe Tarantino, fytyrat publike më të zgjuara

Edhe pse ai është mjaft inteligjent për t'u marrë me ndonjë biznes, James Woods zgjodhi "vetëm" aktrimin, sepse pohon se kjo është ajo që dëshiron më së shumti në jetë.
Quentin Tarantino, i cili në moshën 16-vjeçare la shkollën, inteligjencën e tij e ka investuar në skenë.
Aktori Steve Martin është një anëtar i “Mensas” amerikane dhe ka diplomë në Filozofi. Autori i disa librave ka koeficientin e inteligjencës 142.
Me koeficient të inteligjencës prej 140, këngëtarja Shakira dëshmon se nuk është vetëm e bukur. E dashura e futbollistit spanjoll, Gerard Pique, flet pesë gjuhë të huaja.
Edhe pse shumë besojnë se yjet e filmave aksion nuk janë veçanërisht inteligjentë, Arnold Schwarzenegger dëshmon ndryshe. Besoni apo jo, koeficienti i inteligjencës së “Terminatorit” kap shifrën 135.
Ndërsa personi më inteligjent në botë sipas portalit amerikan “wordmostintelligent” është matematikani amerikan, William James Sidis, i cili ka koeficientin 200.